Tel: +383 44 168 157 Emailinfo@relux-ks.eu

Quartzgrund

Quartzgrund Art-Nr 200250 Suva e lëmuar që mundëson izolimin, për ambiente të brendshme dhe të jashtme, që mundëson mbërthim të mirë, përdoret dorë e parë për të gjitha suvatë me dispersion RELUX. Sipërfaqja: Suva minerale, suva me dispersion, beton, çimento strukture, lyerje të vjetra me dispersion dhe me ngjyra minerale. Përgatitja e sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe në gjendje të mirë . Baza: RELUX Tiefgrund ELF Shtresa e poshtme: RELUX Quarztgrund e holluar 10 deri 20 % me ujë. Shtresa e sipërme: Suva me dispersion RELUX dhe bojëra me dispersion RELUX Ruajtja: Mund të ruhet për 1 vit nëse ruhet sipas mënyrës së duhur (në vend të freskët e të thatë, mbi nivelin e ngrirjes) Udhëzime: Trazoheni mirë para dhe gjatë përdorimit. Gjatë përdorimit në ambiente të jashtme mos punoni nën ndriçimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit. Respektoni fletën e të dhënave teknike. Përmbajtja VOC: Vlera limit e BE-së për produktin (Kat. A/g: 50 g/l (2007); 30 g/l (2010)). Ky produkt përmban maksimumi 5 g/l. Katalogu Evropian i Mbetjeve (KEM 2002): 080112.

AlbanianEnglishGerman