Tel: +383 44 168 157 Emailinfo@relux-ks.eu

SISTEMET RELUX TË KURSIMIT TË ENERGJISË …

JU KURSEJNË PARAT KESH …

Humbjet e energjisë

25 – 40% e energjisë dhe shpenzimeve për ngrohje humbasin nëpërmjet mureve të jashtme. Sistemet Relux të kursimit të energjisë mbështjellin ndërtesën tuaj si një pallto mbrojtëse që mban ngrohtë dhe pengonë të shkoj dëm energjia, që është e shtrenjtë.

Shpenzimet e ndërtimit

Planifikoni saktë! Kur bëni ndërtim të ri, Ju kurseni deri në 10.000 Euro, sepse vlerën optimale të termoizolimit ju e arrini me termoizolimin e saktë dhe jo me mure më të trashë apo me anë të një muri me tulla xhamitë.

Shpenzimet për ngrohje

Që fasada i kryen me efiçiencë funksionet e veta, vihet re qysh në fillim tek shpenzimet për ngrohje. Me sistemet Relux të kursimit të energjisë Ju kurseni deri në 57% të shpenzimeve tuaja të ngrohjes.

Klima e brendshme

Vendimtare për cilësinë e jetesës në një ndërtesë është klima e brendshme. Në ruajtjen e një temperature të pandryshueshme – funksioni i ftohjes në verë ose izolimi termik në dimër – fasadës i bie barra kryesore.

Të gjitha nga e njejta dorë.

Pjesët Relux të fasadës

Krahas pjesëve përbërëse të sistemit, si stuko ngjitëse dhe material armues, pllaka termoizoluese, astar dhe shtresa përfundimtare, Relux ofron një numër të madh përbërësish me funksione të rëndësishme, të cilët, të harmonizuar midis tyre, paraqesin një plotësim optimal, duke garantuar kështu një prodhim të sigurt e efikas të sistemeve Relux të kursimit të energjisë.

S’ka rëndësi se për çfarë keni nevojë, Relux ka produktet optimale: që nga profili i xokolës dhe i këndeve deri tek UPA-t. Vetëm kështu I kundërvihen ato urave termike. Këto produkte përdoren në mënyrë tipike në pikat e bashkimit të pjesëve të ndërtesës si p.sh.: xokolës, qosheve, ballkonëve ose tek dritaret dhe ndikojnë që, si nxehtësia, ashtu edhe lagështia relative e ajrit mbi normën, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e myqeve dhe kërpudhave të njohura dhe prishjen e materialit të ndërtimit, të dalin më shpejt nga brenda jashtë. 

Në qoftëse të gjitha këto dobësime të efektit të termoizolimit shmangen, sigurohet një potencial i kursimit të energjisë dhe një klimë e rehatshme e mjedisit të brendshëm, si në verë ashtu edhe në dimër.

Mund t’i ulni humbjet e energjisë.

Për çfarë duhet të mendoni ?!

Në ndërtesat e patermoizoluara, në pjesë të ndryshme, ka gjithmonë humbje të energjisë. Sistemet lidhëse të termoizolimit pengojnë daljen e ngrohtësisë dhe hyrjen e të ftohtit, duke kursyer kështu shpenzimet për energji dhe ngrohje.

Të shmangim humbjet elektrike

E njejta ndërtesë para dhe pas termoizolimit.
Për shkak të mureve të vjetra humbet energjia
termike e 1000 l lëndë djegëse në vit. Fotografimi
termografik i aparatit tregon se si pjesët teknikisht
të dobëta shkaktojnë humbje të energjisë termike.
Me sistemin Relux të kursimit të energjisë
mënjanohen humbjet e energjisë termike nga
muret dhe nga urat termike.

Të mbrojtur, përfshirë edhe kondicionerin.

Në verë njësoj si në dimër

Izolimi termik është edhe për verë. Derisa në stinën e ftohtë muret rrinë të ngrohta, në verë izolimi termik bën punën e kondicionerit. Falë termoizolimit, muret e jashtme nuk nxehen, dhomat rrinë mjaft të freskëta – dhe kjo pa konsum shtesë të energjisë.

Klimë e përmirësuar në dhomë – shumë këndshëm!

Klima e rehatshme e dhomës rritë ndjenjën e kënaqësisë dhe cilësinë e jetës brenda 4 mureve tuaj. Një avantazh tjetër të sistemit lidhës termoizolues e paraqesin muret e “ngrohta”. Sa më e lartë temperatura e sipërfaqes së mureve, aq më e këndshme klima e dhomës. Kur muret janë të “ngrohta”, ndjehesh mirë madje edhe në temperatura të ulta dhe në dimër, kursehet energjia shtesë për ngrohje.

Më e rëndësishmja është që muret të jenë të “ngrohta” në dimër: Sa më e lartë temperatura e sipërfaqes së mureve, aq më të këndshme e ndjeni ju klimën e dhomës. Diferenca midis temperaturës së dhomës dhe asaj të sipërfaqes së jashtme të murit është përcaktuese dhe duhet të jetë jo më shum se 3ºC (në zonën 19-22ºC).

E lidhur me këtë është aftësia ruajtëse e materialit të murit, e cila pengon ftohjen e sipërfaqes së murit natën.
E RËNDËSISHME: Kur temperatura e sipërfaqes së murit është e lartë, temperatura e dhomës mund të jetë madje më e ulët dhe ju, megjithatë, e ndjeni veten mirë brenda shtëpisë. Shih tabelën.

AlbanianEnglishGerman